Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ka qenë minuta e 52-të kur Milot Rashica është treguar fleksibil në një rrëmujë të krijuar para portës, duke realizuar golin e avantazhit.

Por vetëm nëntë minuta ka zgjatur avantazhi i Kosovës. Zvicranët kanë barazuar ne anë të Lotombas.

Gjatë pjesës së parë të dy kombëtaret arritën të tregojnë paraqitje të mirë, ku “Dardanët” regjistruan dy goditje drejt portës krahas vetëm një të “Helvetikëve”.