09-12-2024

Ky është serbi që u arrestua për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot një serb i dyshuar për krime lufte. Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren në vitin 1998, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Milos Pleskoviq.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, Pleskoviq gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

news image

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se pas një pune intensive hetimore të Policës së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është  arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.