25-04-2024

Ky është terroristi me rrënjë shqiptare që tronditi Vjenën0

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit që kreu mbrëmë në Vjenë sulme terroriste në gjashtë lokacione të ndryshme, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, policia e Vjenës ka njoftuar se janë konfirmuar 3 persona të vdekur, njëri nga ta edhe ai që ka kryer sulmin terrorist.

Lexo Edhe:
Ambasadori kosovar në Vjenë: Jemi të shokuar thellë pas sulmit
Dy personat tjerë që mbetën të vrarë janë një grua dhe një burrë derisa, 15 tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter sot ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare. Ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Gazeta Express sjell fotografinë e 20-vjeçarit shqiptar që dyshohet se ka qenë mbrëmë pjesë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën

Asnjë koment

Comments are closed.