15-07-2024

Ky është zyrtari i ATK-së që u arrestua sot

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar, me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për Malush Kelmendin.

Kelmendi është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.