24-04-2024

Labi s’pajtohet me anulimin e dasmave: S’ka kurrfarë koronavirusi, është shpëlarje e trurit

Labinot Tahiri e ka quajtur të papranueshme anulimin e dasmave për vitin 2020. Sipas tij, ky vendimi i institucioneve të vendit do të sjellë pasoja të shumta tek estrada dhe mbi 30.000 punëtorë.

Ish-deputeti ka paralajmëruar protesta në rast se nuk hiqet kjo masë, shkruan Indeksonline

 

“Ta merrni seriozisht këtë çështje se do të thërras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj për protesta të partive por për jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.

 

Sipas tij, koronavirusi është vetëm një shpikje që ka trazuar botën.

“Kurrfarë pandemie nuk ka as kurrfarë virusi nuk ka, kjo është shpëlarje e trurit të popujve se qe 1 muaj e gjysmë. Jam me njerëz por hala s’më vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e doreza para qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Postim i plotë:

Përshëndetje!

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse për rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehen për arsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmën!

2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €

3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?

4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë çështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e

ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë

Asnjë koment

Comments are closed.