Lajcak mundohet të sqarohet për hartën, thotë se u keqinterpretua
I dërguari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi para pak ditësh u shfaq me hartën e Evropës në të cilën Kosova ishte pjesë e Serbisë, duke ngjallur kështu reagime të shumta e pakënaqësi, shkruan Gazeta Metro.
Lajcak, u dëshmua së fundmi për këtë gjë duke thënë se në këtë hartë që ndodhej prapa tij Kosova ishte e ndarë nga Serbia.
Këtë sqarim ai e bëri përmes një postimi në Tëitter, ku edhe publikoi foto të kësaj harte në afërsi.
“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.
Për këtë, sot pati reagime edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, dhe nga BE.
Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Tëitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.
“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # ËB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo./gazetametro.net