Gjatë katër ditëve të fundit në Prizren kanë ardhur në jetë 33 foshnja.
Në maternitetin e spitalit të Prizrenit, ndërkaq dita e djeshme ka qenë e frytshme pasi janë regjistruar edhe dy raste të lindjeve binjake (gemelli), transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sa i përket gjinisë së foshnjave nga lindjet gemellare njëra ka femër-mashkull, ndërsa tjetra femër-femër,.
Nga numri i përgjithshëm i këtyre lindjeve 17 janë të gjinisë mashkullore, kurse 16 vajza./ GazetaePrizrenit.net/