16-04-2024

PDK në Prizren përkujton masakrën e ‘Tusuzit’: Përkulemi para të rënëve

Sot, bëhen 21 vjet nga Masakra e Tusuzit (tash lagjja e Trimave ) në Prizren.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, në përvjetorin e gjenocidit serb, kujton ngjarjen  ku u masakruan 27 civilë të pafajshëm, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Për shkak të kushteve në të cilat gjendemi aktualisht dhe për shkak të pandemisë COVID-19, sot nuk mund të marrim pjesë fizikisht në përkujtimin e kësaj masakre makabre të kryer nga okupatori serb, mirëpo ne sot i përkujtojmë me pietet të lartë, të gjithë ata të cilët u flijuan, që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përherë përkulemi, para të gjithë atyre, të cilët ndër shekuj historikisht u flijuan dhe ku falë gjakut të tyre, ne sot si popull, e kemi Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.