Lajm i mirë: Nga 73 të infektuar, 57 tashmë janë shëruar në Malishevë
Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së sotme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit. Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar.
Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:
73 pozitiv me COVID-19
57 të shëruar
1 me fatalitet
15 në shërim e sipër