24-11-2024

Lajm i mirë: Prizreni sot pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Sot, më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus.

Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 862.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Sot, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.