Lajm i ri nga Gjykata Speciale, për Kadri Veselin!
Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.
Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave. Ashtu siç rëndom i ka bërë Prokuroria e Specializuar, e ia ka aprovuar Gjykata.
Kërkesën për lirim nga paraburgimi Kadri Veselit ia kishte refuzuar edhe Gjykata Supreme.