26-04-2024

Lirohet pak benzina, këto janë çmimet e sotme për derivate

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro.

Nga kjo shihet se krahasuar me ditën paraprake çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, ndërsa ai i benzinës ka rënë për një cent.

Asnjë koment

Comments are closed.