Lajmërohet Gjonbalaj: Merr pjesë në promovimin e librit erotik, as që flet për 50 milionët që ia premtoi Kosovës
Mërgimtari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet askund me milionat e tij, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro ka raportuar vazhdimisht për premtimin megaloman të premtuar nga biznesmeni Gjonbalaj, i cili pasi Albin Kurti fitoi zgjedhjet, madje u bë kryeministër, ai akoma nuk është parë me ndonjë veprim në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij, duke dëshmuar se nuk e kishte vetëm sa për fushatë dhe vota.
Por, Metro ka gjetur Gjonbalajn në një eveniment të organizuar në Konsullatën e Kosovës në SHBA, atje ku është bërë promovimi i librit “Këngë Popullore Erotike” të Vlora Nikçit, shkruan Gazeta Metro.
Për këtë premtim të Gjonbalajt është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë ai sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.
“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës i mirë”, tha Kurti në Rubikon./gazetametro.net