23-11-2024

Lajmi i fundit: Fletarrest për Haxhi Hotin

Policia e Kosovës ka lëshuar fletarrest ndaj Haxhi Hotit i cili e kërcënoi Albin Kurtin me vdekje.
Kështu kanë theksuar burime të Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.

“Pasi policia nuk e ka gjetur në shtëpi Haxhi Hotin, i cili e kërcënoi Albin Kurtin, ka lëshuar fletarrest”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Zyrtarisht nga Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar nëse është lëshuar fletarrest ndaj Hotit.

Baki Kelani nga zyra për informim ka theksuar për Gazeta Blic se pas marrjes së informacionit, Policia sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore që ka.

”Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore që ka.

Të gjitha veprimet e mëtejm do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Asnjë koment

Comments are closed.