Rreth orës 16:50 minuta të pasdites së sotme, në një nga parkingjet në afërsi të sheshit Shatërvan, janë plagosur 3 persona pas një mosmarrëveshje mes tre personave nga Prizreni dhe dy të tjerëve nga rrethi i Deçanit, konfirmon për TV Prizreni zëdhënësi i DRP në Prizren, Hazir Berisha.
Sipas tij, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në QKUK, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.
Policia menjëherë ka dal në vendngjarje, dhe ka arrestuar dy të dyshuar në këtë incident, njoftoi zëdhënësi Berisha.