20-04-2024

Largohet duke lënë pasagjerët dhe veturën me drogë

Një person ka lënë veturën e tij bashkë me tre pasagjerët, pasi ka parë që policia po ndalonte veturën e tij, në të cilën doli te kishte drogë.

Në rrugën “Nëna Mbretesh” në Prizren është ndaluar nga policia një automjet me tabela vendore me vozitës  dhe pasagjer të dyshuar.

“Në momentin e ndalje vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes duke i lënë tre pasagjeret në automjet. Gjatë legjitimit dhe kontrollimit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 13.89 gr.”, thuhet në raportin policor.

Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i katërt-vozitësi është në kërkim policor.

Vetura me tabela vendore është konfiskua nga polica./GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.