26-04-2024

Latifi kritikon Kurtin: “Ecja e kryeministrit në këmbë pa mbrojtje është mendjelehtësi”

Profesori i njohur universitar dhe kandidati për deputet, Blerim Latifi ka kritikuar veprimin e sotshëm të kryeministrit, Albin Kurti që shkoi në këmbë deri në zyre.

Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Ecja e kryeministrit në këmbë dhe pa mbrojtje të afërt, nuk është virtyt, e as modesti. Është mendjelehtësi. Në vende, si Kosova, ku stabiliteti i shtetit varet në masë të madhe nga siguria fizike e liderëve të tyre, shetitja si qytetar i zakonshëm është papërgjegjshmëri ndaj vendit. Kosova nuk është Skandinavi, ku edhe po ndodhi ndonjë atak mbi krerët e shtetit, shteti nuk tronditet. Ne jetojmë në Ballkan, për të cilin ende vlen metafora e fuqisë së barotit. Fatkeqësisht!

Asnjë koment

Comments are closed.