22-11-2024

Latifi premton përkrahje për shoqatën fëmijët me nevoja të veçanta

Për nder të festës së 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, kreu komunal i Rahovecit, sot ka pritur përfaqësuesit e shoqatës “Hareja”, prindërit si dhe fëmijët e tyre me nevoja të veçanta.

 

Në këtë ditë të veçantë, përkujdesja institucionale për këta fëmijë si pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, do të rritet e thellohet edhe më shumë.

 

“Si kryetar komune do ta ndihmoj vazhdimisht shoqatën “Hareja” dhe 24 fëmijët që janë nën përkujdesje të saj. Do t’a fuqizojmë shoqatën, si dhe do të jemi shumë të përkushtuar për t’ju qëndruar afër këtyre fëmijëve”, ka thënë Latifi.

 

Ai është shprehur se do të kërkoi mbështetje edhe nga institucionet qeveritare si dhe nga organizata të tjera që të gjejmë forma të ndryshme për t’i ndihmuar ata.

 

“Natyrisht, qeveria komunale do ta shtojë vëmendjen dhe angazhimin për këtë kategori specifike të shoqërisë”, tha kryetari.

 

Asnjë koment

Comments are closed.