24-11-2024

LDK dhe VV kanë vendosur: Stadiumi kombëtar në Prishtinë, jo në Drenas

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë gjatë bisedave në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiu ka thënë se stadium është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

 

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku në Pressing.

 

Tutje, Abdixhiku ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë marrë vesh për shumicën e temave për program qeverisës.

“Dua vetëm mirëkuptim prej juve dhe dëgjuesve për mosgatishmëri për të shkëputur në detaje këtë marrëveshje pasi kështu jemi marrë vesh me partnerët për të mos cenuar procesin”, thotë Abdixhiku.

“Por me që jemi në fund të procesit dhe për pjesën më të madhe jemi marrë vesh, programi jonë ka marrë udhë mund të them disa fjalë. Nuk ka qenë e lehtë arritja e marrëveshjes. Ka pasur vullnet nga pala tjetër dhe kemi parë pikat tona të përbashkëta. Kemi arritur marrëveshje”, është shprehur ai.

Abdixhiku tregon një temë të cilën nuk e kanë prekur fare gjatë negociatave.

“Nuk e kemi prek fare çështjen e dialogut dhe punëve të jashtme pasi në fund të ditës është vullneti politik i të gjitha partive”, shtoi Abdixhiku

Asnjë koment

Comments are closed.