16-05-2024

LDK-ja sot zgjedh të parin e saj

Sot, mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Kuvendi do të nis në orën 10:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë dhe do ta monitorohet nga një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të zgjedhjet edhe kryesia dhe këshilli drejtues i kësaj partie.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.

Asnjë koment

Comments are closed.