LDK kërkon që Qeveria Hoti të votohet të mërkurën në ora 11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin të mbahet të mërkurën në ora 11:00, raporton Gazeta Express
Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi pas kërkesës që e ka dorëzuar në kuvend ka folur para mediave.
“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK’së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet kryesia e partisë, ku do të dakordohen edhe për emrat e ministrave./Express/