25-11-2024

LDK në Prizren: Degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit

LDK përmes një komunikate ka reaguar ndaj siç ka vlerësuar një pamjeje të mjerueshme nga qendra e qytetit të Prizrenit, ku degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit

Komunikata e plotë:

Siç duket përveç keqpërdorimit të parasë publike, punësimeve familjare dhe korrupsionit, grupi i pushtetarëve të Prizrenit nuk është i kënaqur me kaq, tani vazhdon me degradimin e qytetit m’u në qendër.

Çka po ndodh në këtë objekt në zemër të qytetit, i cili ka pak vite që është përfunduar por pushteti i “etur” po i mbyllë sytë përballë degradimit.

Katet po rriten e bashkë me katet rriten edhe dyshimet për keqpërdorime nga ana e pushtetarëve.

Ftojmë prokurorine dhe gjithë institucionet që të dalin në teren dhe të hetojnë këto gjëra të cilat ia hupin identitetin Prizrenit dhe zonës historike.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren do të jetë zë i ashpër ndaj grupit të pushtetarëve të Prizrenit të cilët janë verbuar karshi korrupsionit, nepotizmit, keqppërdorimit të parasë publike dhe degradimit të Prizrenit.

Nuk do ia dalin, dhe nuk do të mundet që identitetin e Prizrenit ta kthejnë në zonë të interesave personale.

LDK – PRIZREN

ZYRA PËR INFORMIM

Asnjë koment

Comments are closed.