Dega e LDK-së në Prizren, nisi mbajtjen e Kuvendit të IX zgjedhor, në të cilin pritet zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Në Kuvend, po marrin pjesë anëtarë nga kryesia qendrore, si Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri.
Kuvendit i duhet ta zgjedh kryetarin në mes dy deputetëve të këtij subjekti, Anton Qunit dhe Driton Selmanajt.
LDK në nivel lokal, në këtë mandat është në bashkëqeverisje me VV, ndërsa tashmë është forca e tretë politike në Prizren. Për nga numri i ulëseve në KK, LDK është pas PDK-së dhe Vetëvendosjes (VV).
Në Kuvendin e sotëm do zgjedhen edhe 18 delegatë për Kuvend qendror. /GazetaePrizrenit.net /