Anton Quni zgjedhet kryetar i LDK-së në Prizren

Deputeti Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së LDK-së në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Dega e LDK-së në Prizren, sot pasdite mbajti  Kuvendin e IX zgjedhor, ku nga 99 delegatët 54 prej tyre kanë zgjedhur  Qunin, për kryetar të ri të këtij subjekti politik në Prizren.

Kundërkandidati i tij, Driton Selmanaj, ka marrë gjithsejtë 45 vota, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore: Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri,  etj.

Në Kuvendin e sotëm do zgjedhen edhe 18 delegatë për Kuvend qendror. /GazetaePrizrenit.net /

Lexo edhe:

LDK në Prizren fillon mbajtjen e Kuvendit zgjedhor (FOTO)