25-04-2024

Pamje të një gruaje që “vodhi” stoli ari në një banesë në Prizren (VIDEO)

Një rast të vjedhjes që ka ndodhur në një banesë të Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje. “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga banesa e saj i janë vjedhur stoli ari”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rtv Besa që ka publikuar video-pamje, ka shkuar se “Kjo është gruaja e cila ka vjedhur stoli ari në një banesë në Prizren…!
Rasti ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ndërsa bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme të stolive të vjedhura të arit.

“Familjarët që kanë njoftuar policinë, kanë siguruar edhe pamje të personit të dyshuar nga kamerat e sigurisë në këtë objekt, por deri më tani autori nuk është zbuluar. Kjo familje kërkon bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin dhe lajmërimin e këtij personi pranë organeve të policisë”, thuhet një njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.