24-04-2024

Therje me thikë në Randobravë të Prizrenit, një i lënduar rëndë

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot rreth mesditës, në fshatin Randobravë të Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo ka ardhur pas një përleshje fizike ndërmjet dy personave, ndërsa njëri ka pësuar lëndim të rëndë trupor.

Zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun i policisë në Prizren, toger Shaban Osmanollaj, ka njoftuar se viktima e këtij rasti R.F, lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.

“I dyshimti  E.B (1999) nga po i njëjti fshat fillimisht ka tentuar t’i shmanget policisë për t’u dorëzuar, por tashmë është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës”, ka thënë ai.

Policia nuk ka njoftuar për motivet e konfliktit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.