26-04-2024

Arrestohet “hajduti” që vodhi një grua në Prizren

Me datën 25 qershor, në orët e pasdites ka ndodhur një rast i vjedhjes në mënyre të vrazhdë, ku viktimë e ka qenë një grua në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Vjedhja është kryer nga i dyshimti mashkull me inicialet R.Ç, lindur në vitin 1999.

Sipas policisë në Prizren, i dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa duke vepruar në mënyre efikase dhe profesionale policia ka arritur të identifikoj të dyshimtin, të cilin sot e ka ndaluar.

Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Viktimës policia ja ka kthyer gjërat e vjedhura përderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti.

Rasti është duke u hetuar. ./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.