25-04-2024

Adelina Ismaili ia uron në mënyrë të veçantë fitoren Anton Qunit

Anton Quni është zgjedhur të premten kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili, ka qenë ndër të parat e cila i ka bërë një urim në rrjetet sociale.

E njëjta ka publikuar një fotografi me kryetarin e ri tashmë të LDK-së në Prizren, në rrjetin social Facebook.

Fotografia është realizuar shumë vite më parë, kur të dy ishin më të rinj, teksa shihen duke mbajtur në dorë nga një armë zjarri.

“Urime Komandant! Të uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re si Kryetar i Degës në Prizren. Proud!”, ka shkruar Adelina Ismaili në Facebook.

Anton Quni triumfoi ndaj kundërshtarit, Driton Selmanajn në garë për të parin e Lidhjes Demokratike të kosovë në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.