25-04-2024

LDK përkrah PDK-në në Malishevë, nënshkruhet marrëveshja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Tashmë më 14 nëntor, Isni Kilaj i PDK-së është edhe kandidat i LDK-së, raporton Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.

Në pamje shihet Bajrush Hoti bashkë me Isni Kilajn.

Kujtojmë që në balotazh Kilaj do të përballet me Ekrem Kastratin e Nismas.

 

Asnjë koment

Comments are closed.