LDK prezanton kananditatët për deputetë nga Prizreni
Dega e LDK të Kosovës në Prizren, sot në një tubim madhështor prezantoi 6 kandidatët e saj për zgjedhjet e qendrore, të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, raporton Gazeta e Prizrenit.
Listës i prinë kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ( deputet aktual ), i ndjekur nga deputeti Anton Quni, deputetja Drita Millaku, pastaj Dr. Shaban Osmanaj, Xhavit Ukaj dhe arkitektja Ajlin Shishko.

Tubimi u mbajt në pranine e qindra simpatizantëve, në shfmu “Lekë Dukagjini” ( salla e edukatës fizike ), ku mori pjesë edhe Lumir Abdixhiku dhe struktura të larta të LDK – së. / Gazeta e Prizrenit
