20-05-2024

LDK: Refuzimi i gazsjellësit amerikan, hap i gabuar strategjik dhe veprim i pakuptueshëm

Kosova nuk e ka nënshkruar projektin për gazsjellësin amerikan për shkak se Qeveria ka kërkuar më shumë informata për ta marrë këtë vendim derisa edhe afati kohor për ta nënshkruar këtë projekt ka kaluar.

Për këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës duke kritikuar Qeverinë se refuzoi projektin më gjeostraregjik amerikan në Ballkan, që, sipas partisë, do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik.

“Përveç se, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë”.

LDK thotë se ky është një hap i gabuar strategjik.

“Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”.

Reagimi i plotë:

Asnjë koment

Comments are closed.