24-11-2024

LDK: Shteti dorëzohet para Shaqir Totajt dhe klikës së tij!

Dega e LDK-së në Prizren e ka kritikuar kryetarin e komunës,  Shaqir Totajn, duke vënë theksin në tri objekte që ishin në mbrojtje të përhershme.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Shteti dorëzohet para Shaqir Totajt dhe klikës së tij!

Tri objekte brenda “Kompleksit Saraji i Vjetër – Prizren” nuk janë më, ani pse kishin mbrojtje të përhershme. Shaqa, nuk njeh shetet, nuk njeh ligje dhe vendime, por vetëm interesat e tij dhe grupit të vogël që qeverisë me ta.

Ata që po veprojnë kundër ligjit dhe po shkatërrojnë trashëgimin kulturore, duhet të japin përgjegjesi para organeve të drejtësisë.

Për shkak të qeverisjes abuzive të këtij pushteti, Prizreni sot ka tre monumente më pak, e për pasojë ka më pak histori dhe më pak trashëgimi…

Edhe pse në fund të javës së kaluar, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka lëshuar vendim nëpërmjet të cilit ka urdhëruar ndaljen e punimeve që demolojnë ndërtesat kjo ka hasur në vesh të shurdhër.

Edhe më shqetësues është heshtja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në parandalimin e rrënimit të aseteve të trashëgimisë së monumeneteve.

Heshtja e Ministrit Hajrullah Çeku i cili udhëheq me MKRS është veprim kundër ligjor dhe e bën pjesë së përgjegjësisë me pushtetin i cili po keqqeverisë me Prizrenin.

Duhet të ju rikujtojmë që dispozitat ligjore shprehen taksativisht se:

“Cilido person fizik apo juridik që dëmton trashëgiminë kulturore, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre pronësore me të, dënohet ose sanksionohet nё bazë të Kodit Penal të Kosovës, Ligjit për kundërvajtje dhe në pajtim me nenin 11 të këtij ligji”, përcaktohet në pikën 4.11 të Ligjit. Kurse në nenin 11 përmenden edhe gjobat.

“Mosbindja ndaj dispozitave të këtij ligji në lidhje me autorizimin e veprimtarive do të gjobitet nga gjykata kompetente me minimum prej 1.000 (një mijë) Euro dhe maksimum prej 500.000 (pesë qind mijë) Euro për secilin veprim të paautorizuar”.

LDK i bën thirrje organeve të drejtësisë që urgjentisht të reagojnë dhe personat përgjegjës të japin llogari para drejtësisë.

LDK PRIZREN

Asnjë koment

Comments are closed.