10-10-2024

LDK vlerëson se edhe premtimi i Totajt për “Transformimin e Parkut të Prizrenit” doli të jetë mashtrim ( Video )

Dega e LDK-së në Prizren e vlersoi si mashtrues kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, pasi sipas saj ka premtuar shumë para se të vinte në pushtet, por premtimet nuk janë realizuar.

Transformimi i Parkut të Qytetit dhe Nënkalimi janë dy projektet që i ka përmendur LDK-ja, duke akuzuar Totajn për mashtrim, percjell Gazeta e Prizrenit.

“Pas mashtrimit për ndërtimin e “Nënkalimit”, Shaqir Totaj mashtroi qytetarët e Prizrenit edhe me projektin për “Transformimin e Parkut” ku premtoi parking nëntoksorë për 711 vetura dhe transforminin e tërsishëm të parkut.


Qeverisja Totaj, fjalën premtim e ka zëvendësuar me fjalën mashtrim dhe dështim!
Sot të gjithë po pyesin…

  • Ku është “Nënkalimi”?!
  • Ku mbeti premtimi i “Transformimi i parkut të qytetit”?!
    Qytetarët e Prizrenit tashmë e kanë kuptuar, që Shaqir Totaj ka dështuar në realizimin e premtimeve “mashtrimeve” dhe ka devijuar për të qenë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve, dhe është kthyer në shërbim të një grupi të vogël që kanë interesa klanore dhe klienteliste.”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LDK-së në Prizren.

Video e postuar nga LDK-ja:

https://www.facebook.com/LDKPz/videos/890472419676661

Asnjë koment

Comments are closed.