Legjenda që mundi Beogradin/ Kushta: Çekët e kuptuan që Kosova nuk është Serbi

Kosova arriti një fitore të madhe dhe të bukur përballë Republikës Çeke.

Dardanët arritën të mposhtin miqtë me rezultatin 2-1, pavarësisht se ishin në disavantazh të një goli.

Por në përfundim të ndeshjes nuk kanë munguar reagimet e shumta. Një prej tyre është edhe i madhi Sokol Kushta, i cili nuk harron të lëshojë edhe një mesazh politik, raporton Syri.net.
“Tani besoj se çekët e kuptuan që Kosova nuk është Serbi”, shkruan Kushta në postimin e tij pas ndeshjes.

Image

Reagimi i Kushtës vjen pas deklaratës së presidenti çek, Milos Zeman, i cili pak para vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur.

Sokol Kushta është një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Ylli i Flamurtarit ka shkruar historinë, mbi të gjitha për suksesin në Beograd, përballë skuadrës së partianit, të cilën e eleminoi falë golit të tj, 7 minuta e fundit të ndeshjes.

Për ironi të fatit, sfida në fjalë, e vitit 1987, është luajtur në të njëjtin stadium ku luajti edhe Kombëtarja shqiptare më 14 tetor 2015./Syri.net