25-04-2024

Lejohet mbajtja e mbrëmjeve të maturës, këto janë rregullat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim që të lejoj mbajtjen e mbrëmjeve të maturës.

Siç bëhet e ditur në njoftim mbrëmjeve e maturës do të lejohen deri në ora 23:00.

Ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45.

Po ashtu bëhet e ditur se lejohet mbajtja e tyre me kusht që të   që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës ( 30 persona për 100m ) por jo me shumë se dyqind ( 200 ) të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon kete numer.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.

Per mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje .

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës .

Lejohen deri në pestdhjete ( 50 ) klienti për 100m2 ( 5 persona për 10 m ” ) . Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Muzika lejohet deri në orën 22:45 .

Pergjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve nt tavolina të ndryshme të jetë së paku një ( 1 ) meter.

Pjesa e prapme e nje karrige , me pjesën e prapme te karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një ( 1 ) meter.

Ne hapësirat e mbyllura lejohen deri ne 4 persona.

Asnjë koment

Comments are closed.