Lekaj: Për dallim nga Shqipëria, çmime të arsyeshme për taksën në “Rrugën e Kombit”
Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria në “Rrugën e Kombit” ka qenë ndër temat më të përfolura.
Kjo taksë nuk u ka pëlqyer fare kosovarëve që pushimet i kalojnë në Shqipëri.
Ai na konfirmoi se edhe Kosova do të vendos taksë rrugore, por se çmimet do të jenë të arsyeshme për dallim nga Shqipëria.
“Disa herë e kam përsëritur që taksë do të ketë sepse investimet në autostrada kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë. Por ne do të jemi të kujdesshëm që të vendosim një çmim të arsyeshëm për dallim nga Shqipëria.”, u shprehë ai.
Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria fillon nga 2.5 euro e shkon deri me 23 euro.
TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT
Automjetet Taksat
Mjetet me 3 rrota 2.5 euro
Mjete me 4 rrota 5 euro
Mjetet me 6 rrota, autobusët 11 euro
Mjetet e rënda, kamionët 26 euro
Mjetet e rënda, kategoria H 23 euro.