Lekaj takon Begajn, paralajmëron nisjen e disa projekteve në Malishevë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës, Ragip Begaj.
“Shumë projekte infrastrukturore janë duke u zhvilluar në komunën e Malishevës. Të tjera, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pritet të fillojnë së shpejti”, ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Për këto dhe kërkesa të tjera të Malishevës, diskutuam me kryetarin e komunës, Ragip Begaj”.
“Përkushtimi ynë është që t’i gjendemi pranë nivelit lokal, në plotësim të nevojave të qytetarëve”