12-12-2024

Nga testi i maturës përjashtohen 53 nxënës

Nesër në Prizren do të mbahet Provimi i Maturës. Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit të MASH-të, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.

“Komisioni në bazë të raporteve të pranuara nga  regjionet të cilat sot i janë nënshtruar testit të maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave që kemi, rezulton se vetëm gjatë ditës së sotme për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mos përfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 53 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit”.

“Gjithashtu, gjithnjë sipas këtyre raporteve të pranuara, për një komisioner dhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje të rregullave dhe nëse vërtetohen shkeljet, emrat e tyre do të publikohen dhe do të iniciohen masat sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Asnjë koment

Comments are closed.