18-05-2024

Lëndimi i punëtorit në Prizren: Ky është pronari i ‘Master Project’ që u arrestua

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur dje në Prizren, ku dy punëtorë të kompanisë ‘Master Projevct’ kanë pësuar lëndime trupore gjatë kohës që ishin në vendin e punës.

Njëri nga ta mbeti i lënduar rëndë dhe u dërgua në QKUK, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. E lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Salzen Ajradini, i cili është një nga tre pronarët e ‘Master Project’.

Nga kompania thanë për Sinjalin se arrestimi i Ajradinit u bë gabimisht, pasi që sipas tyre, në pranga do duhej të përfundonin mbikëqyrësi dhe arkitekti i punishtes.

Ata pohojnë që mbikëqyrësi dhe arkitekti i punishtes kanë dhënë deklarata të gabueshme.

Ata e kanë arrestu gabimisht. U kon dashtë me u arrestu një person tjetër, mbikëçyrësi edhe arkitekti i punishtes aty. Ky ka qenë vetëm punëkryesi. Këta e kanë arrestu këtë pronarin e kompanisë, edhe pse s’u dashtë me arrestu këta. Ata [mbikëçyrësi dhe arkitekit] janë intervistu para këtij pronari të firmës. Edhe ata ia kanë gjujtë barrën këtij pronarit të kompanisë. Policia u kon dashtë me arrestu mbikëqyrësin edhe arkitektin. E kanë arrestu njerin të pafajshëm, kanë dhanë deklaratë të gabushme”, thanë nga ‘Master Project’ për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë aksidental’ dhe Ajradinit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar lidhur me rastin është i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.