Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci
Katër shqiptarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në Kroaci.
Një 22-vjeçar shqiptar, m qëndrim të përkohshëm atje, i cili drejtonte një automjet Volkswagen Caddy, është përplasur me një kamion “MAN” me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Crnec Dugoselski.
Siç raportojnë mediat kroate, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç.
Raportohet se atyre iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.