26-04-2024

Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Prizren

Në person është raportuar se aksidentalisht ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në fshatin  Lubizhdë të Prizrenit.

Sipas policisë, rastin e ka paraqitur mbrëmë pronari i firmës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar  pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij, kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal  dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.