Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë, dërgohet me urgjencë në QKUK
Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Malishevë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë kanë bërë me dije se atje është dërguar një person i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka pësuar në vendin e tij të punës.
Për shkak të lëndimeve më të rënda ai është udhëzuar që të transferohet në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë deklaratën e viktimës. 44-vjeçari ka deklaruar se rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj ka lënduar shpinën dhe këmbën. Po ashtu është intervistuar edhe menaxheri i kompanisë.
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar ‘Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.