Policia ka njoftuar se një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren.
Referuar njoftimit ai ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti nga PK
“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 17.09.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe gjatë ballafaqimit-arrestimit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
P. S Foto nga arkivi