Lëndohet një punëtor i ndërtimtarisë në Rahovec
Një person derisa kishte qenë duke kryer punime në një shtëpi në Rahovec, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektori e punës i cili i ka ndërprerë punimet.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe mbetet nën hetime.
Më herët gjatë ditës, një tjetër person vdiq në vendin e punës.