Një vajzë është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Landovicë të Prizrenit, ndërsa raportohet se kjo ka ndodhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga disa persona që kishin dalë në gjueti.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa rasti ishte paraqitur nga babi i vajzës, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se nga persona që kishin dalë në gjueti kishte pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast ishte lënduar vajza e tij femër Kos. të cilës i është ofruar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, derisa i dyshuari është arrestuar.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
Katër aksidente në rajonin e Prizrenit, 14 persona të lënduar