25-04-2024

Leonora Jakupi bën komentin e saj pas “duelit pa fitues” mes Molliqajt e Abazit

Një debat televiziv mes dy deputetëve, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, në studion televizive të T7, bëri që kjo ngjarje të komentohet gjerësisht në media.

Reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila mesa duket nuk është aspak e kënaqur me debatet e fushatës zgjedhore.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka krahasuar atmosferën e debatit politik aspak pozitiv, me atë të ndeshjes së futbollit, referuar takimit Angli-Kosovë, ndeshje e cila dhuroi atmosferë të jashtëzakonshme për tifozët, pavarësisht humbjes, 5-3.

“Çfarë debatesh? Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory.

Dy deputetët raportohet se janë rrahur pas emisionit. Kujtojmë se Dardan molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Ishte përfolur se Leonora po bënte një lëvizje drejt politikës, por duket një gjë e tillë nuk ndodhi./NOA.al

Asnjë koment

Comments are closed.