Lexuesit ia tregojnë Haskukës gjendjen e vështirë nëpër disa rrugë, por fshihen disa nga komentet
Lexuesit përmes komenteve, në disa raste ia kanë përkujtuar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjendjen jo të mirë nëpër disa rrugë të Prizrenit dhe fshatrave, teksa kryetari ka publikuar pamje gjatë një inspektimi të rrugëve mbrëmjen e kaluar, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Më pas, kanë pasur komentet e lexuesve, disa prej të cilëve ia kanë kujtuar vështirësitë nëpër disa rrugë, si pasojë e borë dhe mungesës së intervenimit, por më pastaj në mëngjes, disa prej tyre janë hequr nga faqja.
Haskuka mbrëmë, derisa ka publikuar foto përmes llogarisë personale në “Facebook”, ka njoftuar se pas rënies së borës në fshatrat malore ka dalë në inspektim të rrugëve.
“Falenderoj banorët e Billushës për mikëpritje”, ka thënë ai ndër tjera.
Përveç mesazheve përkrahëse, Haskuka ka marrë edhe disa reagime për gjendjen në rrugë nga lexuesit.
Arbnor Gashi ka shkruar: “Dilni pastroni kryponi rruget e lagjes Dardania krejt akull eshte a duhet me ndodh ndonje aksident a mu sakatu dikush e mandej me pastru?”.
Lexuesit ia kanë kujtuar edhe vështirësitë në rrugët për në fshatrat Leskovec, Dobusht, etj, por në mëngjes, komentet në të cilat është paraqitur gjendja jo e mirë nëpër rrugë janë fshirë. /GazetaePrizrenit.net/