19-05-2024

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Krushë të Madhe

Dy të dyshuar janë arrestuar në Krushë të Madhe të Rahovecit,  për shkak të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, kur një njësi patrullues kishte vërejtur se te dyshuarit përmes dritares se veturës së tyre kishte hedhur diçka të dyshimtë.

“Gjatë kontrollit të te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një cigare substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.5 gram dhe një mulli për bluarje” thuhet në raport.

Pas  intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.