Në kuadër të kremtimit të përvjetorit të shkollës, në mjedise të shtëpisë së kulturës në fshatin Ratkoc, të shtunën në orën 10:00, do të bëhet promovimi i librit monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorë” – Ratkoc, 1945/46 – 2017/18 (72 vjetor i themelimit).
Autori i librit është Shani Hoti, ndërsa bashkëpunëtor: Bilall Hoti dhe Sinan Morina. Recensentë: prof. Dr. Emin Kabashi dhe prof. Dr. Sali Bytyqi, e lektor është Hazir Luta.
Në kuadër të këtij libri janë 20 intervista me ish-nxënës të 6 gjeneratave të para, pastaj intervista me drejtues dhe ish mësimdhënës të shkollës. Po ashtu paraqitet edhe historiku i shkollave, tëe cilat ishin paralele fizike në kuadër të shkollës në Ratkoc.
Pjesë e librit janë edhe biografitë e ish nxënësve të kësaj vatre të diturisë, që tashmë kanë gradat më të larta shkencore. Lexuesit këtu do t’i gjejnë edhe biografitë e 4 dëshmorëve të shkollës.
Në këtë promovim, do të jenë edhe dy ish-nxënësit e kësaj shkolle (recensentët e librit): prof. Dr. Kabashi dhe prof. Dr. Bytyqi. Botimin e librit e ka ndihmuar financiarisht: Fatime Hoti-Kalimashi.