29-12-2024

Lidhja Rajonale e Prizrenit shpalli më të mirët e vitit 2024

Si çdo fundvit edhe këtë herë, LRF në Prizren organizoi ngjarjen më të dashur të vitit për Laureatë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në një ambient impozant , të shtunën në Kineman e Qendrës ‘Abi qarshia’, në prani të mbi 200 vetëve, LRF shpalli më të mirët e vitit 2024.
Ishte kënaqësi që këtë ngjarje, e ka nderuar me prezencën e tij, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi.

Para laureatëve dhe një numri të madh të mysafirëve, Presidenti Ademi theksoi se: ‘Futbolli është më shumë se sport. Është një pasion që bashkon njerëzit, siq na ka bashkuar edhe sot këtu. Përkundër migrimit evident anë e kënd Kosovës, numri i të rinjëve që vijojnë punën në shkolla, ka shënuar rritje në Rajonin e Prizrenit, që është për admirim’.

Kryetari i FFK-së z. Ademi, ka kujtuar me shumë respekt edhe gjenreratën e sakrificës, që mbijetoi dhe udhëhoqi me futbollin. Poashtu, ka përmendur njeriun e parë të futbollit, ish kryetarin Agim Bytyqi, duke ruajtur respektin për te dhe veprimatrët e asaj periudhë të vështirë, por krenare.
‘Falenderoj të pranishmit në sallë, trajnerë, futbollistë, dretjues klubesh, donator dhe aktivistë të tjerë dhe ju dëshiroj shëndet e shumë suksese në vitin 2025’, tha në fund të këtij adresimi kryetari Ademi.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, z. Mirsad Çollaku, cili i përgëzoi të gjithë Laureatët për mirënjohjet që do t’i marrin.

Ai, potencoi se: ‘LRF me mbështetjen edhe të FFK-së dhe Presidentit z.Ademi, do të vazhdoj të bëj punë të mira për Rajonin tonë, bashkë me klubet, shkollat e futbollit dhe akterët tjerë.Do të jemi afër jush në cdo kohë, në të mirë të avansimit të futbollit’, ka thënë z.Collaku, duke u dëshiruar shëndet e suksese në vitin 2025.

LRF në Prizren, falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, kontributdhënës, donator dhe ish-donator, trajner e lojtar të shumtë, gjyqtarë e delegatë, e posaqërisht futbollistët e rinjë që sot ishin

Laureatët më të mirë të vitit 2024.
Me shpresë që viti 2025-s, të na sjellë shëndet e të mira, LRF në Prizren, ju uron shumë suksese në motin e ri !
Gëzuar 2025! / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.